AKTUALITET, 5 Tetor 2022, 09:41

“3500 euro për të vrarë dy persona”/ Zbulohet dëshmia e policit të arrestuar të Burgjeve: Pse ia dhashë paratë vëllezërve Beqiraj

“3500 euro për të vrarë dy persona”/ Zbulohet

Polici i Burgjeve i arrestuar në operacionin ‘Porositësi’, Flamur Bejko, ka mohuar deklarimet e vëllezërve Beqiraj që kanë thënë para hetuesve se ai i kishte porositur dhe parapaguar për të vrarë dy persona që e kishin rrahur.

Në dëshminë e tij, Bejko ka treguar se shumën prej 3500 euro ia ka dhënë vëllezërve Beqiraj sepse njëri prej tyre ia ka kërkuar me qëllim për të plotësuar dokumentet e banimit në Greqi.

Një pronar lokali është akuzuar prej vëllezërve Beqiraj se i kanë kërkuar armë për të bërë një vrasje dhe se u ka premtuar që t’u jepte një automatik.

Në ballafaqimin me ta ai ka deklaruar se e akuzonin për arsye se i kishte rrahur të dy dhe përzënë nga lokali sepse kishin bërë sherr dhe kishin tentuar të rrihnin kamerierin e tij.

Ngjarja në fjalë është dëshmuar dhe nga klientët dhe kamerieri.