AKTUALITET, 4 Tetor 2022, 21:51

Iu gjetën 30 kg kanabis në banesë, arrestohet i riu në Fushë-Krujë

Iu gjetën 30 kg kanabis në banesë, arrestohet i riu në

Një person është arrestuar mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë pasi në banesën e tij është gjetur një sasi kanabisi.

Sipas News24, në pranga është vendosur shtetasi i identifikuar si Elgan Martini, rreth 35 vjeç.

Nga kontrollet në banesën e tij në lagjen “Bakushe Visha”, është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 30 kilogramësh kanabisi.

Lënda narkotike është gjetur e paketuar në thaës. Ndërsa një pjesë e drogës ka qenë në proces thjarje.

Policia vijon hetimet për evidentimin e aktivitetit të plotë të 35-vjeçarit.