TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shqiptar ka gjetur vdekjen tragjikisht në Itali teksa po punonte për ndërtimin e një rrjeti kanalizimesh.
Mediat italiane thonë se viktima është Bardhi Brahimaj, 40-vjeçari shqiptar me banim në Lurate Caccivio.
Mësohet se ka pasur një aksident gjatë punës në kantierin e ngritur në rrugë për rrjetin e kanalizimeve dhe shqiptari ka qenë brenda gropës që ishte hapur gërmuar.
Një peshë e madhe materialesh ka rënë mbi të duke i shkaktuar vdekjen.
Kur ekipet e shpëtimit mbërritën në vendin e ngjarjes, nuk kishte më asgjë për të bërë.
Sipas mediave italiane, Brahimaj jetonte i vetëm në Lurate Caccivio, dhe nuk kishte të afërm në Itali, vetëm një vëlla me banim në Zvicër, i cili u lajmërua nga policia për ngjarjen e rëndë.