TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Disa persona janë shoqëruar në policinë e Vlorës, pasi dyshohet të jenë përfshirë në sulmin me armë zjarri që ndodhi në Top Channel, ngjarje ku mbeti i vrarë roja Pal Kola, 60 vjeç. Mësohet se kamerat e vendosura në hyrje të Vlorës kanë filmuar një makinë që dyshohet të ketë qenë e atentatorëve. Nga dritarja e mjetit, ata kanë hedhur një send, që dyshohet të jetë një nga armët e marra për tu përdorur në krim.
Duke ndjekur mjetin, përmes kamerave, policia ka arritur të zbulojë disa prej pjesëmarrësve të dyshuar në atentat. Personat në fjalë po merren në pyetje dhe nuk dihet ende roli që ata kanë pasur në këtë krim të rëndë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel me një automjet tip 'Range Rover' me targa të vjedhura dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi kundrejt ambienteve të televizionit.
Një nga plumbat kapi rojen e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend. Autorët u larguan nga vendngjarja, ndërsa mjeti bashkë me dy kallashnikovët u gjetën duke u djegur. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende.