TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen pas takimit me presidentin Bajram Begaj ka shkuar në Kuvend, ku teksa vlerësoi marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe Austrisë, Van der Bellen dha mesazhe për politikën.
Presidenti austriak kërkoi më shumë bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa u kërkoi që të gjejnë gjuhën e kompromisit për çështje të rëndësishme për Shqipërinë dhe mos të marrin vendime të nxituara.
“Kam qenë shumë kohë deputet, afërsisht 18 vjet në parlamentin austriak. Aty kam qenë deputet i partie në opozitë. Pra bashkëpunimin dhe jobashkëpunimin mes mazhorancës dhe opozitës e kam kaluar vetë dhe sidomos para zgjedhjeve të rëndësishme nuk është diçka që është gjithmonë e lehtë.
Gjej rastin të përmend diçka që e kam thënë kur kam bërë betimin tim në parlamentin austriak. Dy fjalë vetëm për kompromisin politik, është një gur themelor i demokracisë, të gjesh një kompromis do të thotë të lesh të dyja palët, të lënë dy qëndrime të kundërta dhe të synojnë një qëndrim të ri të përbashkët.
Pra të mos marrin vendimi të nxituara. Në gjermani quhet një kompromis dembel, dua t’iu inkurajoj që kompromisi është zemra e një demokracie liberale”, tha presidenti austriak.