AKTUALITET, 23 Gusht 2022, 21:09

Plagoset me thikë një 19-vjeçar, i riu transportohet me urgjencë në spital

Plagoset me thikë një 19-vjeçar, i riu transportohet me

Një i ri është plagosur me thikë në Vlorë. Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Ismail Qemali” dhe dyshohet pas një konflikti të çastit.

I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 23.08.2022, rreth orës 19:40, në bulevardin “Ismail Qemali”, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është dëmtuar me mjet prerës thikë, shtetasi  E. K, 19 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet  nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thotë policia.