TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia Kufitare e Vlorës gjobiti me 100.000 lekë të rinj, pronarin e një mjeti lundrues “Jetski”, pasi nuk respektoi zonën e kufizuar për lëvizjen e mjeteve lundruese.
Gjitashtu, një 18-vjeçar është ndëshkuar me gjobë 50.000 dhe 10.000 lekë të rinj, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe nuk u ka vënë atyre në dispozicion dokumentacionin e kërkuar, ndërsa i është bllokuar mjeti lundrues për 30 ditë.
Njoftimi i policisë:
“Vijojnë kontrollet nga Policia Kufitare, përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe.
Refuzoi t’u paraqiste shërbimeve të Policisë Kufitare Sarandë, dokumentacionin e mjetit lundrues skaf që drejtonte, të cilin nuk e kishte në bord, ndëshkohet me masa administrative 50.000 dhe 10.000 lekë të rinj drejtuesi i mjetit lundrues, si dhe i bllokohet mjeti lundrues për 30 ditë.
Ndëshkohet nga Policia Kufitare e Vlorës, me masë administrative 100.000 lekë të rinj, pronari i një mjeti lundrues “Jetski”, pasi nuk respektoi zonën e kufizuar për lëvizjen e mjeteve lundruese.
Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të kontrolleve, përgjatë vijës bregdetare të Sarandës, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik, kanë konstatuar në plazhin e quajtur “Gjiri i Sarandës”, një mjet lundrues tip skaf, të cilin e kanë ndaluar për kontroll të dokumentacionit. Drejtuesi i mjetit lundrues ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe nuk u ka vënë atyre në dispozicion dokumentacionin e kërkuar. Për këtë shkak, është bërë shoqërimi i menjëhershëm i drejtuesit të mjetit lundures dhe i mjetit lundrues, në Portin e Sarandës, për verifikime të mëtejshme.
Në bazë të ligjit nr.43, të vitit 2020, drejtuesi i mjetit lundrues tip skaf, shtetasi A. K., 28 vjeç, banues në Sarandë, u ndëshkua me masë administrative 50.000 lekë të rinj për shkelje të nenit 14/1/c, pasi refuzoi dhënien e dokumentacionit, si dhe iu bë bllokimi i mjetit lundrues për 30 ditë. Gjithashtu, 18-vjeçari u ndëshkua edhe me masën administrative prej 10.000 lekësh të rinj, për shkelje të nenit 14/1/b, pasi gjatë kontrollit, rezultoi pa dokumentacionin përkatës, në bord.
Po në vijim të kontrolleve, nga Policia Kufitare Vlorë, ditën e djeshme, është konstatuar në plazhin e Radhimës, një mjet lundrues “Jetski”, duke lëvizur brenda zonës së kufizuar për mjetet lundruese, shkelje për të cilën pronari i këtij mjeti lundrues, shtetasi H. L., 28 vjeç, banues në Vlorë, u ndëshkua me masën administrative 100.000 lekë të rinj.
Policia Kufitare do të vijojë kontrollet dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional”, njofton policia.