Kryeministri Edi Rama priti boksierin e njohur, Florian Marku, i cili do të ndeshet me meksikanin Miguel Parra Ramirez, më 25 gusht në “Air Albania” për titullin WBC Silver.
Gjatë vizitës, Marku i dhuroi kryeministrit një palë doreza boksi, me të cilat Rama nuk ngurroi t’i vishte dhe të bënte foto me yllin shqiptar.
Postimi i Ramës
I nderuar nga vizita e një tjetër ylli të sportit shqiptar, superstarit të ringut Florian Marku, që pasnesër, të enjten 25 gusht, synon në Air Albania Arena gjerdanin e madh të kampionit të kategorisë sipërore WBC.