TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka reaguar ndaj ceremonisë së organizuar për kampionen e Europës në garën 3 mijë metra me pengesa, Luiza Gega.
Postimi i plotë:
Luiza vrap drejt medaljes,
Rama vrap drejt Luizës.
Turpi i këtij vendi do me u ngjit në podium nderi.
Pasi vodhi gjithë shqiptarët, për suksesin e Luizës nuk do të bënte përjashtim.
Luiza Gega dhe trajneri i saj Taulant Stërmasi ia dolën me qenë fitues pa shtetin përkrah, pa pllaquritjet e Edi Ramës dhe mjaftistit të tij.
Evis Kushi e akomoduar në vend të parë në autoparadë ishte kulmi i kllounatës qeveritare. Janë aq të rrënuar në imazhin publik sa që duan të ngrefosen podiumeve sikur kanë vrapuar këta e jo Luiza.
Qytetarët kanë dalë për Luiza Gegën. Ju nuk keni bërë asgjë për të. Lereni ta shijojë këtë moment!