AKTUALITET, 18 Shtator 2023, 14:36

Pas postit të ri, Manastirliu takim me strukturat e MAS: Rritja e pagave, prioritet absolut

Pas postit të ri, Manastirliu takim me strukturat e MAS: Rritja e pagave,

Ministrja Ogerta Manastirliu është takuar sot me strukturat e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku është shprehur se prioritet absolut do të jetë rritja e pagave të mësuesve.

Manastirliu, e cila u emërua pak ditë më parë si ministre e MAS, tha se fokusi duhet të jetë arsimi profesional.

“Do të rrisim rolin dhe figurën e mësuesit dhe do t’i mbështesim me edukimin në vazhdim dhe rritjen e pagave. Rritja e pagave do të jetë një prioritet absolut”, u shpreh Manastirliu.

Ndërsa më pas shtoi: “Do të përqëndrohemi tek arsimi profesional, si lidhja më efektive me tregun e punës, duke i’u përgjigjur zhvillimit ekonomik. Një tjetër drejtim i punës së përbashkët do të jetë objektivi për profilizimin e universiteteve, bazuar në zhvillimin rajonal dhe ekonomik, ridizenjimi i kurrikulës universitare, në përputhje me kërkesat e tregut të sektorit publik dhe privat.”