AKTUALITET, 18 Shtator 2023, 14:04

“Pse zgjatet afati për Belerin?”- Kryetari i Asamblesë së Dhomave të Avokatisë së Greqisë: Nuk rrezikon të arratiset

“Pse zgjatet afati për Belerin?”- Kryetari i Asamblesë

Kryetari i Asamblesë së Dhomave të Avokatisë së Greqisë, Dhimitrios Vervesos, ka ngritur pikëpyetje se përse po zgjatet afati i mbajtjes në paraburgim i Fredi Belerit në një kohë kur, sipas tij, ai është miratuar tashmë si i zgjedhur nga Kolegji Elektoral.

Në një konferencë për shtyp në Tiranë, Vervesos thotë se ka vënë re katër elementë të kësaj çështje, ndër të cilat thekson se nuk ekziston rreziku që Beleri të arratiset apo të kryejë një tjetër vepër penale.

Ai theksoi se të gjithë dëshmitarët janë të gjithë në favor të Belerit, përveç një agjenti të infiltruar.

Unë pyes veten për zgjatjen e afatit për mbajtjen në paraburgim të një të zgjedhuri, mandati i të cilit është miratuar nga Kolegji Elektoral, i cili nuk ka mundur të delegojë funksionet e veta që prej 14 Majit.

Vura re 4 elementë. Së pari, nuk ekziston rreziku që ai të arratiset. Nuk ka rrezik për falsifikimin e provave, përderisa hetimi ka përfunduar.

Ka vetëm një dëshmitar që flet kundër tij, ndërkohë që thuhet se është agjent i infiltruar. Ndërkohë që dëshmitarët e tjerë kanë folur në favor të tij. Nuk ekziston rreziku që ai të kryejë një vepër penale”, tha Vervesos.

Konferenca u mbajt pasi Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi sot (17 shtator) të lërë në burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin.