AKTUALITET, 11 Dhjetor 2021, 20:55

Paloka thirrje anëtarëve të Këshillit Kombëtar: Bashkohuni me PD-në e rithemeluar sot!

Paloka thirrje anëtarëve të Këshillit Kombëtar:

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka,  e ka konsideruar Kuvendin e sotëm si atë të demokratëve të lirë.

Edi Paloka ka bërë një thirrje publike për anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD, që t'i bashkohen PD-së së rithemeluar sot. 

Apeli i tij vjen pas vendimeve të marra sot nga Kuvendi Kombëtar dhe shkarkimit të Lulzim Bashës si kryetar i PD-së. 

Postimi i Palokës

Sot Kuvendi i PD, për herë të parë u mblodh me kërkesë të delegatëve të tij dhe mori vendime historike, të rëndësishme në bazë të të cilëve qëndron rithemelimi i PD.

Në Kuvendin e demokratëve të lirë, sot morën pjesë një numer jo i vogël prej anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Unë ju bëj thirrje dhe pjesës tjeter të anëtarëve, t'i bashkohen PD të rithemeluar sot me vullnetin e shumicës përfaqësuese të demokratëve e të mos bëhen pjesë e lojës të atyre që për karrige janë gati të shkelmojnë interesat e demokratëve, për më tepër, nga sot, pa asnjë tagër për të mbledhur Këshillin Kombëtar.

Këshilli Kombëtar, pas Kuvendit Kombëtar është organi më i lartë i PD dhe anëtarët e tij duhet të përfaqësojnë vullnetin dhe interesat e demokratëve, vullnet që u shpreh qartazi sot në Kuvendin për rithemelimin e PD.

Paloka thirrje anëtarëve të Këshillit Kombëtar: