TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-deputeti i PD, Gazmend Oketa, i ftuar në emisionin e “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi, në MCN TV, u shpreh se, pavarësisht se nuk ka firmosur për asnjërin kuvend të PD-së, ai do të marrë pjesë për respekt në atë të datës 11 dhjetor të thirrur nga Sali Berisha, por produkti që do të dalë nga ky kuvend do të jetë një detyrim juridik dhe politik për t'u respektuar në atë të datës 18 dhjetor.
“Jam nga ata që nuk ka firmosur, por kam deklaruar se në respekt do të paraqitem në atë të datës 11 dhjetor, pavarësisht se quhet kuvendi i Berishës, kuvendi tjetër i thirrur nga kuvendi zyrtar i Bashës, produkti që do të dali nga kuvendi i 11 dhjetorit, do të jetë një detyrim juridik dhe politik për tu respektuar. Këto janë deklarata që behën thjesht për konsum”, tha Oketa.