AKTUALITET, 9 Dhjetor 2021, 22:02

Zekthi: SHBA bën politikë për veten, nuk është lufta kundër korrupsionit interesi i saj!

Zekthi: SHBA bën politikë për veten, nuk është lufta

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Fitim Zekthi tha se lufta kundër korrupsionit është vetëm një pjesë e vogël e politikës së Amerikës. Zekthi tha se objektivi kryesor i Amerikës në Ballkan është stabiliteti.

"SHBA bën politikë vetëm për SHBA. Pra interesi i saj, nuk është korrupsioni në këtë apo atë vend. Qëllimi themelor i politikës amerikane është mbijetesa e SHBA. Ajo bën raportet e saj, ndërkohë që për qëllime të saj politike kërkon që rajoni ynë të jetë stabël.

E dyta është që nëse bëhet demokraci, garanton më mirë stabilitetin. Për qasjen e vet përpiqet të influencojë këto vende që të bëhen demokratike aq sa mund të bëhen. Po s’u bënë, le të mos bëhen.