AKTUALITET, 9 Dhjetor 2021, 21:20

Shpërthim në mensën e një universiteti privat në Tiranë, ja informacionet paraprake

Shpërthim në mensën e një universiteti privat në

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme në mensën e një universiteti privat në Tiranë.

Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale dhe jo të lënduar. Dëme më të shumta materiale ka pësuar pjesa e kuzhinës së universitetit, ku janë krijuar shtëllunga tymi.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i shpërthimit është bërë rrjedhja e gazit. Ndërkaq në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor që po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave.

NJOFTIMI

Me datë 09.12.2021, rreth orës 20:35, në rrugën e “Rinasit”, ka ndodhur një shpërthim në një godinë të një subjekti privat, konkretisht në kuzhinën e mencës, ku ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të shpërthimit.