TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Fitim Zekthi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për vizitën e të dërguarit amerikan, Gabrie Escobar në Shqipëri dhe takimin me Bashën në selinë e PD-së.
Zekthi tha se është e qartë që SHBA mbështet Lulzim Bashën.
Ai foli edhe për rolin e amerikanëve në Shqipëri, duke deklaruar se nëse ata largohen dhe "thonë bëni ç'të doni" kjo do të rezultonte tragjike sepse, sipas Zekthit, "ne do të vrisnim njëri tjetrin".
"Unë mendoj se SHBA nuk është se merret vetëm me punët e Shqipërisë.Escobar është zyrtari më i lartë që merret me Shqipërinë, por është i dërguar për cështjet e rajonit.
Nuk ka ardhur në rajon të merret me Foltoren, apo Berishën, apo Bashën. Amerikanët duan që rajoni të futet në BE dhe NATO. Në këtë kuadër, ka ardhur edhe në Shqipëri, për të mbikqyrur politikën amerikanë në rajon.
Ata sot përkrahin Bashën si kryetar të PD, e tha që e pret edhe në Washington. Nuk ka ardhur të shpëtojë Lulzim Bashën.
Nëse Amerika thotë sot, bëni ç'të doni se nuk merrem me ju, ju garantoj se ne do të vrasim njëri tjetrin, me gurë…
Ne e kemi njëlloj frike Amerikën. Nuk e kemi kapacitetin mental të prodhojmë politikë të drejtë dhe të mirë", tha ndër të tjera Zekthi.