Delegacioni shqiptar bashkë me deputetët e vendeve të BE janë larguar nga salla ku po mbahej mbledhja e 145-të e Asamblesë Parlamentare të Unionit Ndërparlamentar në Ruanda, me pjesëmarrjen e deputetëve nga 178 shtete.
Ky veprim në koordinim me BE-në u mor sapo filloi të flasë deputeti drejtues i delegacionit të Federatës Ruse.
Asambleja ka bërë thirrje për t’i dhënë fund okupimit të Ukrainës nga Rusia dhe miratoi rezolutën me titull: "Dënojmë pushtimin e Ukrainës dhe aneksimin e territoreve nga Federata e Rusise, në mbrojtje të integritetit territorial të të gjitha shteteve"