AKTUALITET, 11 Dhjetor 2022, 20:43

Në Dibër i ndan një votë/ Përfundon procesi i balotazhit, ja kush do të jetë kandidati i PD-së për lokalet

Në Dibër i ndan një votë/ Përfundon procesi i

Ditën e sotme u zhvilluan balotazhet e Primareve për kandidatët për Kryetarë Bashkie të Partisë Demokratike të Shqipërisë në pesë degë.

Anëtarët dhe simpatizantët e PD-së votuan për së dyti herë në Mat, Dibër, Fier, Mirditë dhe Librazhd.

Ka përfunduar numërimi edhe në Dibër. Kanë votuar gjithsej 1140 nga 1600 anëtarë.

Ismail Uka ka marrë 566 vota.

Ndërsa Besnik Alku ka marrë 565 vota

Të pavlefshme kanë dalë 6 vota.

Ndërkohë që është shpallur fitues Ismail Uka i cili do të jetë kandidati i opozitës për zgjedhjet lokale.