AKTUALITET, 11 Dhjetor 2022, 20:25

Mori pjesë në “ditëlindjen” e PD-së, Meta: Ditë historike e themelimit dhe rithemelimit të kësaj force politike

Mori pjesë në “ditëlindjen” e PD-së, Meta:

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka marrë pjesë mbrëmjen e sotme në ceremoninë e 32-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike.

Meta ka shpërndarë në Facebook disa fotografi nga takimi dhe ka shkruar krahas fotove se kjo është një ditë historike e themelimit dhe rithemelimit të PD-së.

“Shumë urime dhe suksese për Partinë Demokratike në këtë ditë historike të themelimit dhe Rithemelimit të saj”, shkruan Meta.

Në ceremoninë e 32-vjetorit të themelimit të PD-së morën pjesë një sërë emrash të tjerë të njohur nga bota e politikës.

Mori pjesë në “ditëlindjen” e PD-së, Meta: