AKTUALITET, 28 Nëntor 2022, 12:42

NATO uron Shqipërinë për 110 vjetorin e Pavarësisë: Bashkohuni me ne për të festuar me aleatin tonë

NATO uron Shqipërinë për 110 vjetorin e Pavarësisë:

Aleanca e Atlantikut të Veriut, NATO ka uruar Shqipërinë për ditën e Pavarësisë. NATO ka zgjedhur një foto të ushtrisë shqiptare dhe flamurin tonë kombëtar për të uruar këtë ditë të shënuar, ndërsa fton i fton të gjithë që të bashkohen me urimin.

“Bashkohuni me ne për të festuar me aleatin tonë Shqipërinë, në Ditën e tyre të Pavarësisë!” shkruan NATO.

Shqipëria sot feston 110– vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.