AKTUALITET, 28 Nëntor 2022, 11:32

Alpinistët nga Kosova bëjnë gjestin e veçantë për Ditën e Pavarësisë, valëvisin flamurin në 2561 metra lartësi

Alpinistët nga Kosova bëjnë gjestin e veçantë

Alpinistët shqiptarë nga Kosova kanë organizuar një spektakël të vërtetë  me rastin e 28 Nëntorit, për të bërë krenar çdo shqiptar kudo që ndodhet nëpër botë. Alpinistet Nexhat Palushi, Fadil Sahiti dhe Astrit Krasniqi janë ngjitur në majën e Bistrës me lartësi 2 651 metra dhe temperaturë -10 C.

Astrit Krasniqi që ka publikuar fotot dhe videot, shkruan: ”Faleminderit për shokët, profesor Fadil Sahiti dhe Nexhat Palushi që e organizuan, e bënë madhështor dhe shumë mbresëlënës këtë aktivitet."