AKTUALITET, 25 Korrik 2022, 20:36

Monika Kryemadhi dorëhiqet nga LSI. Zbulohet emri i ri i partisë

 

Monika Kryemadhi dorëhiqet nga LSI. Zbulohet emri i ri i partisë
Monika Kryemadhi

 

Monika Kryemadhi ka dhënë dorëheqjen nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe kjo parti do të drejtohet nga Ilir Meta. 

Zëvendës i Metës do të jetë Agim Nesho. 

Partia gjithashtu ka ndryshuar emrin, nga LSI në Partia e Lirisë. 

Këto ndryshime ndodhën në Konventën e kësaj partie, një ditë pasi Ilir Meta mbaroi detyrën e Presidentit të Republikës. 

Meta mbajti një fjalim të gjatë, ku denoncoi atë që e quan "mafia në pushtet". Ai tha se Shqipëria dhe Kosova janë në rrezik dhe se ka një plan për shpopullimin dhe zhbërjen e vendit.