TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kritikuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për Reformën territorial.
Në fjalën e tij gjatë bisedimit me qytetarët e Fierit, Berisha tha se reforma territoriale ka lënë shumë fshatra në Shqipëri pa përfaqësues.
Ndërsa theksoi se Rama është rrezik i madh kombëtar për vendin tonë.
“Reforma territorial shkatërroi, dëmtoi rëndë përfaqësimin e qytetarëve. Nuk them se nuk kishte nevojë për reformim. Por ai përdori reformën absolutisht për parime të kundërta. Ai përdori centralizmin e shtetit. Sot ke me qindra zona të papërfaqësuara nga asnjë këshilltarë.
Sot Gjirokastra me 120 mijë banorë ka 7 bashki, ndërsa Tirana me mbi 1 milionë banorë ka katër bashki. Ky është koncepti i Ramës për demokracinë, përfaqësimin. Ai përbën rrezik të madh kombëtar. Pastaj vazhdoi me patronazhistët dhe bandat. Qëndron në pushtet në mënyrën më të paligjshme që mund të qendrojë një njeri. Në çdo rreth ka fshatra që nuk përfaqësohen”, tha Berisha.