AKTUALITET, 25 Korrik 2022, 19:32

Anëtarët e LSI votojnë pro ndryshimit të emrit dhe vulës së partisë

Anëtarët e LSI votojnë pro ndryshimit të emrit dhe

Lëvizja Socialiste për Integrim do të ndryshojë emrin dhe vulën e partisë.

Në Konventën Kombëtare të kësaj force politike që u mbajt në Pallatin e Kongreseve anëtarët votuan për ti hapur rrugë ndryshimit të emrit. 

Ilir Meta njoftoi emrin e ri dhe partia do të quhet "Partia e Lirisë". 

Ndërkohë, Monika Kryemadhi ka dhënë dorëheqjen duke ia dorëzuar sërish partinë bashkëshortit të saj, pasi ky i fundit mbaroi mandatin presidencial. 

Silva Caka lexoi para të pranishmëve ndryshimet statutore ku një prej tyre është ndryshimi i emrit të partisë.

“Jam këtu për tu njohur me disa ndryshime në statutin e LSI. Konventa Kombëtare e LSI bazuar në nenin 11.7 të statutit të saj propozon:

Konventa ka të drejtën e ndryshmit të emrit dhe vulës së parisë.

Ka të drejtën e ndryshimit të strukturave të përkohshme”, tha Caka.