AKTUALITET, 25 Korrik 2022, 20:32

“Nga lufta largohen vetëm tradhtarët”/ Ilir Meta: Tani, koha për veprim. Do t'i dalim zot këtij vendi

“Nga lufta largohen vetëm tradhtarët”/ Ilir Meta: Tani,

Ish-presidenti Ilir Meta duke folur nga Konventa Kombëtare e Lëvizjes Socialiste ka theksuar se në situatën aktuale ku ndodhet Shqipëria është koha për veprim.


Kush i largohet ndryshimit të situatës politike, sipas Metës është tradhtar. Ndaj ai i bëri thirrje shqiptarëve që të marrin përgjegjësi për fëmijët dhe prindërit e tyre.

Meta: Tani është koha për veprim dhe unë jam këtu sepse nga lufta veç ai largohet që ka lindur tradhëtor. Sot t’i largohesh betejës për liri, për demokraci, dhe për sovranitet është tradhti kombëtare, është për çdo shqiptari dhe aq më tepër për një shqiptar si Ilir Meta. Jam këtu për të marrë çdo përgjegjësi për çdo shqiptar e kam të vështirë t’i them  që besojini këtij, jo mor jo as Ilir Metës mos i besoni, besojini vetes suaj. Bëjuni më të përgjegjshëm për veten, për prindërit dhe fëmijët tuaj dhe për dinjitetin e vendit tonë, për ata që u vranë për këtë vend, se çfarë kumtoni ju se Mujo Ulqinaku mendoi se do të ndalonte Italinë Fashiste, ju mendoni se duke vrarë një Perandor do të çlironte Shqipërinë, ju mendoni se Vojo Kushi se duke marrë një tank do të çlironte Shqipërinë, jo or jo, ky vend ka shqiptarë të ndershëm dhe patriotë që i dalin zot këtij vendi. Prandaj askush nuk po kërkon as juve dhe askujt tjetër të bëjnë atë që bëjnë ata burra.