AKTUALITET, 25 Korrik 2022, 16:57

Zbulohet parcela e kanabisit në Greqi, arrestohen dy shqiptarë dhe një serb

Zbulohet parcela e kanabisit në Greqi, arrestohen dy shqiptarë dhe

Dy emigrantë shqiptarë dhe një serb kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi janë kapur duke kultivuara bimë narkotike kanabis në një zonë periferike në Fokidha të Greqisë.

Protothema.gr raporton se, tre emigrantët janë anëtarë të një grupi kriminal aktiv në kultivimin e bimëve narkotike, përpunimin dhe trafikimin e kanabisit.

Sipas policisë të arrestuarit kishin mbjellë 750 fidanë kanabis, ndërsa kishin përshtatur vendin e rrethuar me gardh me pompë vaditëse për drogën.