AKTUALITET, 24 Nëntor 2022, 18:58

Meta nga Korça: Buxheti 2023 është për PPP-të dhe oligarkët! Qeveria nuk e ka prioritet arsimin

Meta nga Korça: Buxheti 2023 është për PPP-të dhe

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, zhvilloi sot një takim me strukturat e forcës së tij politike në qytetin e Korçës. Në fjalën e tij, Meta akuzoi qeverinë se me buxhetin 2023, favorizon oligarkët dhe koncensionet, ndërsa lë pas dore arsimin.

Sipas Metës, kërkesat e pedagogëve dhe studentëve për rritje pagash dhe mbështetje financiare është minimale për t’u plotësuar nga ana e qeverisë.

Meta: Janë të rinjtë ata që do bëjnë ndryshimin. Këta do bëjnë çdo gjë, me mbështetjen e prindërve që të mos ikin këta. Universiteti i Korçës të mos mbyllet nga largimet e të rinjve dhe të rejave. Të mos na kthehet drama e lëndinës së lotëve që mësonim dikur në Shkollë. Çdo vatër korçare dhe shqiptarëve ndihet gjithmonë e më pak e ngrohtë sepse braktiset nga të rejat.

Jemi në Korçën e arsimit, ndërsa sot vendoset për buxhetin. Është një buxhet kundër arsimit, pasi është i PPP-ve, oligarkëve. Nuk është buxheti i studentëve e pedagotgëve. Prioritetet e kësaj qeverie janë të qarta, arsimi nuk është prioritet i saj. E shihni vetë në jetën e përditshme. Çfarë kërkojnë pedagogët tanë prej muajsh, të kenë një pagë si ata në Kosovë.

Kjo nuk është normale se vëmendja nuk është për të mbështetur arsimin, as për të rritur pagat, as për të mbështetur familjet e reja. Këtu e gjithë vëmendja është për të vjedhur përmes PPP-ve. Flasim për mësuesin. Mësuesit janë ata që kanë shpëtuar kombin me dashurinë dhe pasionin e tyre. Janë më të dashurit për çdo familje sepse mësojnë fëmijët tanë. Është një e vërtetë e padiskutueshme. Në 10 vite, nuk ishte prioritet arsimi, siç u premtua. U tha se do dyfishohej buxheti. Ishte për PPP-të.