AKTUALITET, 22 Shtator 2023, 15:36

“Me Bardhin asnjë përplasje, është çështje juridike”, Açka sqaron se pse u largua nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve

“Me Bardhin asnjë përplasje, është çështje

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka komentoi zhvillimet e fundit brenda kampit demokrat dhe debatet për faktin se kush është kreu i grupit parlamentar të PD.

Ajo u shpreh se me Gazment Bardhin nuk ka asnjë përplasje, ndërsa u shpreh se gjithçka është pjesë e një çështjeje juridike. Açka shtoi se nuk është tërhequr nga pozicioni i saj zyrtar, por thjesht zgjodhi të largohej nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve me arsyetimin për të “mos u bërë qesharakë” para socialistëve dhe në sytë e shqiptarëve.

“Kështu e keni perceptuar ju, sikur Bardhi është marrë si kreu i grupit parlamentar. Felaj e tha që nuk ka tagrin për këtë. Ende nuk ka një përgjigje definitive, besoj se do vijë shumë shpejt. Fakti që zvarritet kjo përgjigje, nuk i shërben kauzës tonë të përbashkët. Me Bardhin nuk kam asnjë përplasje, kjo është një çështje juridike. PD zyrtare e ka grupin e vetë parlamentar dhe kreun e saj.

Grupin parlamentar e shoh si implementuesin e punëve të mëdha që duhet të bëjmë. Nuk kam ndërmend të merrem me luftën e brendshme. Për të mos u bërë qesharakë para shqiptarëve, vendosa që në mes të këtij ngërçi ligjor nuk është mirë as në sytë e socialistëve. Për të qenë e drejtë edhe me mikun tim ishte që të largohesha nga mbledhja”, u shpreh ajo.