TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 40-vjeçar që shiste doza të lëndëve narkotike në Himarë është arrestuar nga policia. Në pranga ra shtetasi me inicialet A. A., 40 vjeç, banues në Gjermani, i cili gjatë momentit që po ndiqej nga policia ka kryer manovra të rrezikshme me automjet për shkak të gjendjes së dehur.
Pas ndalimit nga Policia dhe kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se ky shtetas ishte në gjendje të dehur. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, doza të lëndëve narkotike MDMA dhe kanabis.
Në pranga ra edhe shtetasi me inicialet A. M., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi i siguronte lëndët narkotike 40-vjeçarit. Sasitë e lëndëve narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin e shtetasit me inicialet A. A. dhe 2 aparate celulare. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.