TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një këmbësor ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet që dyshohet se drejtohej nga një 29-vjeçar.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në Dibër, ku i riu me iniciale D.N humbi kontrollin e drejtimit të mjetit dhe përplasi këmbësorin, i cili ndërroi jetë.
Ndërkohë shoferi është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme hetimore.
“Në rrugën dytësore të fshatit Kastriot, shtetasi D.N., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ‘Ford’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka aksidentuar këmbësorin shtetasin D.Gj. ku për pasojë ka humbur jetën në spital.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.