AKTUALITET, 15 Dhjetor 2021, 12:09

Me 11 vota kundër, rrëzohet dekreti i Metës për bashkëqeverisjen

Me 11 vota kundër, rrëzohet dekreti i Metës për

Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar me njëmbëdhjetë vota kundër dekretin e Presidentit Ilir Meta për ligjin e “Bashkëqeverisjes”. Deputetët e maxhorancës votuan kundër dekretit të kreut të shtetit.

Ministrja Elisa Spiropali e pranishme në komision tha se arsyet e presidentit për kthimin e ligjit janë të pabazuara.

Nga ana tjetër deputetët e opozitës kundërshtuan sërish “Bashkëqeverisjen”, duke e cilësuar atë si akti-kushtetues. 

Deputeti Oerd Bylykbashi tha ndër të tjera se ky ligj do të shërbejë si instrument i kryeministrit për më shumë kontroll.