AKTUALITET, 8 Dhjetor 2022, 18:59

Largimi i Yuri Kim, ja emri që po qarkullon për zëvendësimin e saj

Largimi i Yuri Kim, ja emri që po qarkullon për zëvendësimin

Në mbarim të mandatit të ambasadores Yuri Kim, Departamenti amerikan i Shtetit ka nisur procedurat e zëvendësimit.

Gazetari Top Channel, Muhamed Veliu, duke iu referuar burimeve diplomatike, thotë se besohet që  zëvendësi ambasadores Kim mund të jetë David Kostelanick.

Kostelanick është një njohës i mirë i çështjeve ruse.

Për momentin, ai është drejtor në Zyrën për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Ardhja e ambasadorit të ri konfirmohet nga një mesazh publikuar në Twitter prej Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku thuhet se “për të shmangur çdo spekulim mbi “heshtjen” e MEPJ, konfirmojmë se procedura e zëvendësimit të ambasadores Kim ka nisur zyrtarisht".