TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar kartelat mjekësore të 31-vjeçarit Gerti Shehu, të riut që dy ditë më parë goditi me grusht kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Hetuesit pritet të verifikojnë dhe diagnozën e përcaktuar nga mjeku Sadik Lala.
Familjarët kanë dëshmuar në polici se se ai vuante prej kohësh nga problem i shëndetit mendor dhe prej pesë vitesh kurohej.
Mësohet se gjatë marrjes në pyetje në ambientet e Spitalit të Traumës, Shehu nuk ka shfaqur pendesë për goditjen ndaj Berishës.
Përveç ekspertizës së gjendjes mendore, prokuroria ka dorëzuar në laboratorin e policisë shkencore mostra për të parë nëse 31-vjeçari ishte nën efektin e lëndëve narkotike ditën që ndodhi edhe ngjarja.
Ai akuzohet për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje, ndërsa prokuroria pritet të kërkojnë masën “arrest me burg”.