AKTUALITET, 8 Dhjetor 2022, 16:18

Agron Shehaj takim me partitë e djathta të botës: Autokracia duhet kundërshtuar e luftuar, përbën rrezik për demokracinë

Agron Shehaj takim me partitë e djathta të botës: Autokracia

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka zhvilluar një takim me partitë e djathta të të gjithë botës.

Shehaj është shprehur se demokracia është e rrezikuar nga autokracia ishte shqetësimi kryesor i diskutuar në të gjitha seancat dhe diskutimet e takimit.

Postimi i Shehajt:

Në Uashington, në takimin vjetor të IDU-së, takimin botëror të partive të djathta nga i gjithë globi, si përfaqësues i Partisë Demokratike.

Demokracia e rrezikuar nga autokracia ishte shqetësimi kryesor i diskutuar në të gjitha seancat dhe diskutimet e takimit. Mesazhi është i qartë: autokracia duhet kundërshtuar e luftuar kudo sepse përbën rrezik për demokracinë dhe lirinë në të gjithë botën.