AKTUALITET, 21 Nëntor 2023, 15:55

La emigrimin për Voskopojën, gurgdhendësi tregon vështirësitë e profesionit

La emigrimin për Voskopojën, gurgdhendësi tregon

Mihal Bebri për 20 vite jetoi e punoi në shtetin grek, ndërkohë që vitet e fundit vendosi të rikthehet në tokën mëmë, për të zhvilluar profesionin e tij në fshatin e tij të lindjes, në Voskopojë. Skalitjen e gurit e mësoi në emigrim dhe së fundmi ka hapur punishten e tij në fshatin ku jeton. Mihali tregon se ky zanat nuk vlerësohet aq sa duhet në Shqipëri.

“Jo aq sa duhet, mos them fare, por jo aq sa duhet. Është profesion i rëndë nuk është i lehtë. Të merresh me gurin do të thotë të kesh edhe nerva të forta.

1:11 nuk vlerësohet. Në qoftë se këtu e merr 100 mije lek ne vend tjetër, afër me Greqinë e merr 1000 euro, është diferencë e madhe, 0 nga mbrapa”, është shprehur Bebri.  Edhe pse profesion i vështirë, Mihali e skalit gurin me pasion e dëshirë, duke dashur t’ja trashëgojë edhe fëmijëve të tij.

“Është shumë punë e rëndë, shumë e vështirë, por po ta dashurosh punën do e besh. Po ta dashurosh punën, do e bësh. Nuk kënaqesh nga vlera monetare më shumë nga puna që del. Sigurisht që dua tua le të tjerëve se është në zhdukje ky profesion”, tha më tej Bebri. Por a ekziston mundësia që Mihali t’i rikthehet emigrimit e të braktisë përsëri vendlindjen?

“Edhe e mendoj, por do e shoh. Koha do e tregojë”, tha ai. Voskopoja është një nga fshatrat karakteristikë të shtëpive të ndërtuara me gur, e pëlqyer nga mijëra turistë që e vizitojnë fshatin e njohur turistik.