AKTUALITET, 21 Nëntor 2023, 13:27

Oficerët e BKH në zyrën e Metës? Reagon 'Partia e Lirisë': Nuk ka pasur asnjë kontroll të tillë

Oficerët e BKH në zyrën e Metës? Reagon 'Partia e

Partia e Lirisë ka reaguar pas publikimit të lajmit në media lidhur me kontrolle të BKH në zyrën e Ilir Metës.

Në reagimin e bërë, PL shprehet se nuk ka asnjë njoftim apo dijeni për një kontroll të tillë. 

Njoftimi:

Përshëndetje! Duke marrë shkas nga një lajm i publikuar nga Report TV dhe Shqiptarja.com, Partia e Lirisë sqaron se në ambientet e Partisë së Lirisë, nuk ka ardhur asnjë oficer i BKH për të bërë kontroll në zyrën e kryetarit të Partisë së Lirisë, zotit Ilir Meta dhe në seli. Partia e Lirisë nuk ka asnjë njoftim apo dijeni për një kontroll të tillë të BKH-së.