AKTUALITET, 21 Nëntor 2023, 13:42

Blushi akuzon Veliajn: Hajduti me çizme, 5.2 milionë euro taksa, avulluan për “reklama”

Blushi akuzon Veliajn: Hajduti me çizme, 5.2 milionë euro taksa,
Blushi dhe Veliaj

Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë të Lirisë dhe Anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, akuzoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se ka shpërdoruar 5.2 milionë euro të taksave për reklama, ndërsa kryeqyteti në katër stinë thahet për ujë të pijshëm dhe përmbytet pas çdo rebeshi shiu.

Reagimi i Blushit

ERION VELIAJ, HAJDUTI ME ÇIZME!
Ndërkohë që Tirana në katër stinë thahet për ujë të pijshëm dhe përmbytet pas çdo rebeshi shiu, Erion Veliaj shpenzon miliona euro për fasada, dekore dhe zbukurime!
5.2 milion euro taksa që duhet të përdoreshin për të modernizuar rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve, avullojnë për “reklama”.
Qytetarët dhe bizneset presin shërbime, Erion Veliaj bën shpenzime! HAJDUT ME ÇIZME!