TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tokat anës Drinos po i merr lumi. Janë me dhjetëra hektarë toka bujqësore që janë gllabëruar nga erozioni. Më problematike situata në Gjirokastër mbetet në afërsi të lagjes 11 Janari.
Niko Liçi, inxhinier pranë Bordit te Kullimit tregon se është hartuar një projekt ndërhyrjeje, por ai nuk po gjen zbatim pasi Ministria e Mjedisit që e ka shpallur këtë lum zonë të mbrojtur dhe nuk ka dhënë ende leje. Shqetësues erozioni është edhe në Vlorë, veçanërisht në Pyllin e Sodës ku deti ka gërryer sipërfaqe të konsiderueshme me pisha.
Ambientalistët thonë se pasojat e dukurisë natyrore mund të frenohen nëse institucionet krijojnë barriera mbrojtëse. Përveç erozionit pylli i Sodës siç njihet ndryshme edhe mushkëria e qytetit të Vlorës po dëmtohet tepër nga prerjet dhe hedhja e mbeturinave.