TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti socialist Erion Braçe, teksa ka ndarë një video të BBC që ka pasqyruar flakët në Kuvend në seancën e djeshme, shkruan se kjo dhunë e Sali Berishës ka të bëjë me akuzën që i është ngritur nga SPAK për aferën Partizani.
Ai shprehet se kjo është gjuha kriminale e Sali Berishës, përmes së cilës shantazhon organet e drejtësisë.
''Zjarri në Kuvend është krim i Salih Berishës! Zjarri në Kuvend është gjuha kriminale e Sali Berishës për prokurorët e gjykatësit e tij! ShBA e Britania nuk gabuan asgjë-asnjë gërmë, kur e shpallën non grata si minues i demokracisë. Zjarri në Kuvend e provon, si i korruptuar.
Akuza në prokurori e gjykatë e provon, si shantazhues i organeve të drejtësisë. Gjuha e tij kriminale ndaj organeve të drejtësisë e provon. Gjithçka që po ndodh në Kuvend ka lidhje veç me hetimet, akuzën e drejtësisë ndaj tij dhe se luan topi!
Në qershor 2023, shume kohë përpara Tetorit kur nisi “dhuna e tij në Kuvend”, prokuroria ka sekuestruar kompjuterët ne “studio Pustina”, kompanitë e Fatmir Bektashit etj. Studio Pustina mbante llogarite e biznesit të ndërtimit ne klubin Partizani. Kompanitë e Fatmir Bektashit mbanin dokumentet e biznesit të ndërtimit në klubin Partizani.
Pra, që në qershor, jo në tetor, Sali Berisha ka qenë në dijeni të hetimeve ndaj tij dhe u ndje i përvëluar nga kompjuterët e çfarë mbanin ato! Tani i djeguri po sjell zjarr në Kuvendin e Shqipërisë”, shkruan Braçe.