TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në shpenzimet e përgjithshme të buxhetit të shtetit të planifikuara për vitin 2024, pagat e administratës zënë një pjesë të konsiderueshme. Referuar projektbuxhetit, i cili deri në këtë fazë është miratuar në parim në seancë parlamentare dhe do të nisë të diskutohet nen për nen, shpenzimet e personelit për vitin 2024, reflektojnë koston aktuale të Administratës Publike, si dhe politikën e re të rritjes së pagave të nisur më 1 prill 2023.
Fondi për vijimin e rritjes së pagave duke filluar nga 1 korrik 2024 është planifikuar në shumën 11 miliardë lekë dhe përfshin rritjen e pagës për punonjësit e sistemit shëndetësor, arsimorë, punonjësit me grada dhe nëpunësit e administratës publike.
Referuar projektbuxhetit afatmesëm 2024-2026, për vitin 2023-2024, parashikohen të përfitojnë nga rishikimi i politikës së rritjes së pagave rreth 36 000 punonjës arsimor të Sistemit Arsimor Parauniversitar, ku për vitin 2024 parashikohet rritje e pagës me 23-36% të pagës bruto; Rreth 18,858 punonjës të Sistemit Shëndetësor, ku përgjatë dy viteve do të realizohet rritja mesatare për mjekët dhe infermierët që varion nga 26-34% të pagës bruto; Rreth 22 500 punonjës të sistemit me Grada që parashikohet të përfitojnë rritje të pagës për gradë me mesatarisht 30% për vitin 2024.
Kështu, shpenzimet totale për pagat në Administratën Publike janë planifikuar në masën 119.7 miliardë lekë për vitin e ardhshëm, apo 1.2 miliardë dollarë, ose e thënë ndryshe 4.9% e PBB.