TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tre të rinj janë arrestuar nga policia pasi plagosjes me armë zjarri në këmbë të 43-vjeçarit Çel Shabaj mbrëmjen e djeshme (13 Gusht), ngjarje e cila ndodhi pas një sherri se kush do të kalonte i pari në rrugë me makinë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40 në fshatin Postribë dhe sipas policisë 43-vjeçari u qëllua me armë gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Në pranga janë vendosur tre të rinjtë, autorin e dyshuar me iniciale K.K., 29 vjeç dhe të afërmit e tij, të rinjtë me iniciale A. K., 28 vjeç dhe L. K., 24 vjeç.
Ndërsa u shpallën në kërkim tre të tjerë, të rinjtë me iniciale Z. K., 28 vjeç, F. L., 25 vjeç dhe A. Rr.,25 vjeç.
Policia vijon punën për kapjen e tre shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe hetimet për të individualizuar përgjegjësinë penale të secilit prej shtetasve të implikuar në këtë rast.
Njoftimi i policisë:
Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Postribë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet disa shtetasve, u tentua të vritej me armë zjarri një 43-vjeçar.
Në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, u arrestuan tre shtetas dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë, të implikuar në konflikt.
Mbrëmjen e djeshme, menjëherë pas ngjarjes, Policia shoqëroi 3 nga shtetasit e përfshirë, si dhe gjeti pistoletën me të cilën u krye plagosja.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore të kryera menjëherë pas ngjarjes së ndodhur rreth orës 20:40 të datës 13.08.2024, në fshatin Postribë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet disa shtetasve, u plagos me armë zjarri, në këmbë, shtetasi Ç. Sh., 43 vjeç, Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, të DVP Shkodër:
vunë në pranga shtetasit K. K., 29 vjeç, A. K., 28 vjeç dhe L. K., 24 vjeç, të afërm të njëri-tjetrit;
shpallën në kërkim shtetasit Z. K., 28 vjeç, F. L., 25 vjeç dhe A. Rr.,25 vjeç.
Vijojnë kërkimet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, vijojnë hetimet për të individualizuar përgjegjësinë penale të secilit prej shtetasve të implikuar në këtë rast.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Dinamika e ngjarjes
Raportohet se 43-vjeçari Çel Shabaj ishte nisur për të shkuar në një dasmë. Në momentin që ai po dilte nga banesa e tij, ka qenë duke ardhur nga Prekali në drejtim të Postribës autori i dyshuar sëbashku me dy shokë të tij.
Në atë moment ka nisur një debat mes tyre se kush duhej të kalonte i pari dhe sipas burimeve K. K., pasi është larguar vetëm disa metra, është kthyer sërish duke nxjerrë armën dhe ka qëlluar 43-vjeçarin.
Në atë moment kanë ndërhyrë pjesëtarë të tjerë të fisit Shabaj që ndodheshin afër ngjarjes, pasi edhe ata po bëheshin gati për të shkuar në dasmë, duke u përfshirë në një përleshje fizike mes tyre.
Kushëriri i të plagosurit ka arritur që t’i marrë armën nga dora autorit të dyshuar i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Pak minuta plagosjes së 43-vjeçarit, forcat “Shqiponja” kanë bërë të mundur arrestimin e 29-vjeçarit, si edhe u sekuestrua pistoleta me të cilën qëlloi.
I plagosuri u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Së bashku me shtetasin me iniciale K.K., u arrestuan dhe dy të rinjtë që ndodheshin në makinë me të.