TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një konflikt fizik për motive të dobëta ka ndodhur mes dy grupeve në Bulqizë. Më konkretisht ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshatin Trebisht.
Si pasojë e sherrit mes tyre dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor te spitali i Traumës. Ndërkohë janë arrestuar shtetasit me iniciale A.O., dhe P. O., për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim.
Po ashtu janë proceduar penalisht pesë personat e tjerë të përfshirë në konflikt për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i policisë:
Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandaloi përshkallëzimin e një konflikti, që mund të sillte pasoja për jetën.
Policia vuri në pranga dy shtetas dhe procedoi penalisht 6 të tjerë, të cilët u konfliktuan fizikisht me njëri-tjetrin.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas marrjes së njoftimit se në një lokal në fshatin Trebisht, po ndodhte një konflikt midis disa shtetasve, shkuan menjëherë në adresën e dhënë.
Falë ndërhyrjes në kohë, shërbimet e Policisë bënë të mundur neutralizimin dhe shoqërimin në Komisariat të personave të përfshirë në konflikt, që mund të kishte pasoja për jetën.
Nga veprimet e shpejta rezultoi se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në ambientet e një lokali në fshatin Trebisht, shtetasit A.O., P.O., dhe H.O., janë konfliktuar fizikisht me shtetasit B.Z., E.D., P.D., dhe I .D., duke përdorur dhe sende të forta ndaj njëri-tjetrit.
Si pasojë e konfliktit kanë mbetur të dëmtuar shtetasit P.D., dhe I.D., të cilët ndodhen në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit:
– A.O., 32 vjeç;
– P.O., 45 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim.
Si dhe nisi procedimi penal për shtetasit B.Z., H.O., E.D., P.D., dhe I.D., për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.