AKTUALITET, 17 Mars 2023, 19:19

“Kryebashkiaku i Bulqizës duhet të ishte në burg para 4 vitesh”, Berisha: Rama i ka zgjedhur banditë, edhe Bushin e ka në atë drejtim

“Kryebashkiaku i Bulqizës duhet të ishte në burg para 4

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë një mbledhjeje me shtabin elektoral në Vlorë ka deklaruar se zgjedhjet e 14 majit janë mjeti kryesor i revolucionit paqësor që sipas tij ende po vijon.

Sa u përket zgjedhjeve, Berisha u ndal te zhvillimet e fundit me kryebashkiakët në kampin socialist, teksa tha se Lefter Alla i Bulqizës duhet të ishte në burg para 4 vitesh, por u arrestua tani për shkak se donte të kandidonte sërish.

Berisha shtoi më tej se kryeministri Rama i ka zgjedhur “banditë” kryebashkiakët e tij, teksa përmendi edhe Artur Bushin e Krujës i cili së fundmi u paraqit në SPAK, duke thënë se “edhe ai po shkon në atë drejtim.

“Në këto zgjedhje ashtu siç zhvilluam garën në parti le ta zhvillojmë në popull dhe ta fitojmë. Ne jemi në revolucion, zgjedhjet janë mjeti kryesor i revolucionit paqësor. Kemi të bëjmë me një armik të votës së lirë që vjedh nga mëngjesi në darkë. Ai i Bulqizës duhet të ishte në burg para 4 vitesh, Rama i ka dhënë 70 tenderë baxhanakut të paktën, i ka dhënë thjeshtrës me dhjetëra dhe ky paska qenë dëm. AI ka vjedhur absolutisht dhe e meriton burgun.

Arrest pas arresti, po e arreston tani se nuk i ikën. edhe Bushi po shkon në atë drejtim, i ka zgjedhur banditë, këto janë punët e tyre”, tha ai.