AKTUALITET, 4 Shtator 2024, 18:04

"Kreu i 5D, bandit i pashembullt!"/ Këlliçi fton qytetarët në protestë para Bashkisë së Tiranës

"Kreu i 5D, bandit i pashembullt!"/ Këlliçi fton

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook lajmërimin për portestën e radhës para bashkisë Tiranë, e cila do të mbahet ditën e premte orën 11:00.

"Të premte, datë 6 shtator, ora 11:00, shihemi sërish në protestë përpara selisë së 5D dhe inceneratorit Tiranë.

Kreu i 5D, përpos vjedhjes së taksave tona, tashmë ka vendosur të na vjedhë dhe ajrin, duke mbushur me plehra çdo cep e rrugicë të qytetit!

Ky bandit i pashembullt duhet të shkojë para drejtësisë një orë e më parë, ndryshe SPAK le të ulë qepenin!", shkruan Këlliçi.