AKTUALITET, 4 Shtator 2024, 17:30

Krimi në Durrës/ “I vdiq gruaja, u martua prapë”, e afërmja e familjes Balla: Jemi shokuar, s’dimë për konflikte

Krimi në Durrës/ “I vdiq gruaja, u martua prapë”, e

Shënavlashi në Durrës është tronditur sot nga një krim i rëndë, ku dyshohet se djali vrau babanë dhe e hodhi në pus. E afërmja e familjes së Enver Ballës, ka treguar për mediat se të gjithë ishin shokuar nga ngjarja. Ajo tha se nuk kishte dijeni se mes tyre kishte konflikte.

“Tani bënë dasmëm u kënaqën. Dy çuna i ka në Itali, një është kthyer. Jam shokuar, s’ka pasur konflikte, s’kemi dëgjuar gjë. Enverit i vdiq gruaja, u martua sërish. Mori një grua shtëpiake. Dëgjuam që ka humbur, sikur ka vjedh 75 milionë lekë në shtëpi.”, tha ajo.