AKTUALITET, 4 Shtator 2024, 16:58

EMRI/ Ekzekutoi babanë dhe e hodhi në pus, kush është djali vrasës

EMRI/ Ekzekutoi babanë dhe e hodhi në pus, kush është djali

Zbardhen detaje rreth ngjarjes së rëndë në Durrës, ku dyshohet se djali dhunoi babain e tij. Ngjarja ndodh në Shënavlash. Ka dyshime se 62-vjeçari është qëlluar me pistoletë nga djali, i identifikuar si Esmerald Balla.

Po ashtu raportohet se ka pasur konflikt mes babait dhe djalit, ndërsa dyshohet se gjithçka ka nisur për një shumë parash.

Për të fshehur autorësinë e krimit, djali e ka hedhur babanë në pus. Policia gjatë këtyre ditëve ka mbajtur nën përgjim familjen, ka bërë përgjime, duke zbuluar se mes djalit dhe babait ka pasur konflikt të ashpër.