TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia “Lëvizja Bashkë” me kryetar Arlind Qorin do të regjistrohet si subjekt zgjedhor në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Vendimi është marrë sot në seancën e mbajtur në orën 15:00 nga Kolegji Zgjedhor pranë Gjykatës Administrative të Apelit.
Në këtë seancë u vendos rrëzimi i vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mosregjistrimin e partisë në fjalë në zgjedhje dhe detyrimin e KQZ-së për zbatimin e këtij vendimi.
Pjesë nga njoftimi:
Me vendimin Nr. 4, datë 21.03.2023, Kolegji Zgjedhor Gjyqësor,
VENDOSI:
Pranimin e padisë.
Detyrimin e palës së paditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të regjistrojë partinë politike “Lëvizja Bashkë” si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e organeve për qeverisjen vendore të datës 14 maj 2023.
Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës së paditur.
Ky vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk lejohet ankim.
U shpall në Tiranë më datë 21.03.2023.