AKTUALITET, 6 Qershor 2026, 16:12

Aksident në rrugën Pogradec-Qafë Thanë, dy të plagosur

Aksident në rrugën Pogradec-Qafë Thanë, dy të plagosur

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë.

Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa nga informacionet paraprake mësohet se të lënduar kanë mbetur dy persona.

Këta të fundit janë transportuar në spitalin e Pogradecit, ku po marrin ndihmën mjekësore, por ende nuk ka të dhëna për gjendjen që ndodhen momentalisht.

Nga ana tjetër, policia e qarkullimit ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.