AKTUALITET, 26 Shkurt 2024, 22:52

Kaloti: Ndjekësit e një story të Kozakut ia kalojnë votave të çdo kryetari komune

Kaloti: Ndjekësit e një story të Kozakut ia kalojnë votave

Influenceri dhe sipërmarrësi Anaid Kaloti, duke folur në emisionin "Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se aplikacionet si TikTok-u janë lexuesit më të mirë të të dhënave. Sipas tij, aplikacionet për sa kohë që di t’i përdorësh, në botë ato kanë ndryshuar numrat e zgjedhjeve. Infleucan kthen në 0.006 për qind, pra nëse Kozakun e ndjekin 150 mijë ose 200 mijë me një story, votat ia kalojnë çdo kryetari komune në çdo qark, apo rreth të Shqipërisë.

“Aplikacionet janë lexuesit më të mirë të të dhënave. Aplikacionet për sa kohë që di t’i përdorësh, në botë ato kanë ndryshuar numrat e zgjedhjeve. Influenca ka një përqinje që kthen mbrapsht në 0.006 për qind, pra nëse Kozakun e ndjekin 150 mijë ose 200 mijë me një story, votat ia kalojnë çdo kryetari komune në çdo qark, apo rreth të Shqipërisë. Ne herë pas here u referohemi SHBA-ve kur flasim për elitën apo qeverisjen e botës, por harrojmë që këto modele nuk i shpikëm vetë. Këto i sollëm nga Perëndimi. Elita e ka rrëzuar vetë veten e vet. Teknologjia po i jep mundësinë që atij që e njihte lagjia, ta njohin të gjithë. Kështu që ta marrim, ta studiojmë, ta përdorim dhe t’i njohim fenomenet, sepse nesër do të na rriten fëmijët nuk do të dinë se çfarë përgjigje t’i japin. Do të dalë fëmija me 50 mijë dollarë nga dhoma dhe ti do ta pyesësh nga i gjete, të krijojmë kushte që ta përdorim teknologjinë për mirë, sepse nuk u lexon asksush më mirë të dhënat se sa aplikacioni”-tha Kaloti.