AKTUALITET, 26 Shkurt 2024, 19:26

Ratifikimi i anëtarësimit të Suedisë në NATO nga Hungaria, reagon Begaj: Aleanca jonë, më e fortë dhe më e bashkuar

Ratifikimi i anëtarësimit të Suedisë në NATO nga

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar në lidhje me ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO nga Hungaria.

Begaj shkruan në platformën ‘X’ se me anëtarësimin e Suedisë në NATO, aleanca bëhet më e fortë dhe më e bashkuar.

“Mirë se vini, Suedi, si shteti i 32-të anëtar i NATO-s. Aleanca jonë është tani edhe më e fortë dhe e bashkuar, duke forcuar sigurinë dhe vlerat tona kolektive”, shkruan Begaj.